Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kolumbia – Paraguai

Kolumbia ka kaluar tashmë në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi ka siguruar dy fitore.

Kolumbianët do të përballen sot (23 qershor) nga ora 21:00 me Paraguaian në stadiumin “Arena Fonte Nova” në Salvador.

Në këtë përballje, ‘Los Cafeteros’ do të jenë pa Luis Murielin (i lënduar)  dhe David Opsina (arsye personale), mirëpo tashmë kanë siguruar kalimin në rrethin tjetër.

Kolumbia është liderë e Grupit B me gjashtë pikë, të ndjekur nga Paraguai me dy dhe Katari e Argjentina, që kanë nga një.

Paraguaianët do t’i kërkojnë tri pikë në këtë përballje, duke ditur se në rast të fitore, do ta kalonin fazën e grupeve.

Formacionet startuese të Kolumbisë: Alvaro, Arias, Zapata, Lucumi, Borja, Cuellar, Lerma, Cuadrado, Cardona, Diaz, Falcao.

Formacionet startuese të Paraguait: Fernandez, Piris, Gomez, Alonso, Arzamendia, Rojas, Richard Snachez, Rojas, Gonzalez, Cardozo, Almiron./Telegrafi/