Kolumbia ka kaluar tashmë në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi ka siguruar dy fitore.
Kolumbianët do të përballen sot (23 qershor) nga ora 21:00 me Paraguaian në stadiumin “Arena Fonte Nova” në Salvador.
Në këtë përballje, ‘Los Cafeteros’ do të jenë pa Luis Murielin (i lënduar) dhe David Opsina (arsye personale), mirëpo tashmë kanë siguruar kalimin në rrethin tjetër.
Kolumbia është liderë e Grupit B me gjashtë pikë, të ndjekur nga Paraguai me dy dhe Katari e Argjentina, që kanë nga një.
Paraguaianët do t’i kërkojnë tri pikë në këtë përballje, duke ditur se në rast të fitore, do ta kalonin fazën e grupeve.
Formacionet startuese të Kolumbisë: Alvaro, Arias, Zapata, Lucumi, Borja, Cuellar, Lerma, Cuadrado, Cardona, Diaz, Falcao.
Recordamos nuestro 11 inicial para el partido ante @albirroja pic.twitter.com/xZwlfXahel
— Selección Colombia (@FCFSeleccionCol) June 23, 2019
Formacionet startuese të Paraguait: Fernandez, Piris, Gomez, Alonso, Arzamendia, Rojas, Richard Snachez, Rojas, Gonzalez, Cardozo, Almiron./Telegrafi/
⚪🔴 #Albirroja
🏆 #CopaAmerica "Brasil 2019"
✅ ¡Equipo confirmado!
⌚ 16:00 (15:00 Py)
🏟 Estadio Arena Fonte Nova
⚽️ #ElSueñoQueNosUne 🙌🏼 pic.twitter.com/himpj8cMOQ
— Selección Paraguaya (@Albirroja) June 23, 2019