Juventusi dhe Verona i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e tyre në kuadër të javës së katërt në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00 do të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’, derisa Zonja e Vjetër shihet si favorit në letër.
Në këtë përballje, kampioni i Serie A do të jetë pa lojtarët si, Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Mattias de Sciglio dhe Mattia Perin, që janë të lënduar.
I ragazzi ci sono👇🏻 E voi, da dove gridate #FORZAJUVE oggi? #JuveVerona pic.twitter.com/dXC0ln5fl6
— JuventusFC (@juventusfc) September 21, 2019
Në anën tjetër, Verona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Mariusz Stepinski që është i suspenduar shkaku i kartoni të kuq.
Torinezët aktualisht kanë grumbulluar shtatë pik nga nëntësosh, e që do të kërkojnë fitoren ndaj rivalit në ligë, me shpresë që Interi dështon ndaj Milanit në përballjen e sotme.
Formacioni startues i Juventusit:Buffon, Danilo, Bonucci, Demiral, Alex Sandro, Ramsey, Bentancur, Matuidi, Cuadrado, Ronaldo, Dybala.
Oggi i bianconeri scendono in campo con questa formazione 👇🏻 Siete pronti? #ForzaJuve #JuveVerona pic.twitter.com/0Ieth8tSXp
— JuventusFC (@juventusfc) September 21, 2019
Formacioni startues i Veronës: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Zaccagni, Verre; Di Carmine. /Telegrafi/