Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventus – Pescara, njëri shqiptar luan si titullar

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Kampioni në fuçi i Italisë e pret në ‘Juventus Stadium’ skuadrën e Pescaras, takim ky i vlefshëm për javën e 13-të të Serie A.

Trajneri Max Allegri dëshiron të vazhdoj serinë e fitoreve për të rritur epërsinë ndaj ndjekësve, ndërsa edhe trajneri i Pescaras dëshiron që të marr ndonjë pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Juventusit do t’i duhet të bëjë pa disa mungesa të rëndësishme, ndërsa ‘Delfinët’ kanë startuar me formacionin më të mirë, me Ledian Memushajn si pjesë e tij, ndërsa Rey Manaj në bankë. /Telegrafi/

Juventus: Neto; Rugani, Bonucci, Evra; Lichtsteiner, Khedira, Hernanes, Asamoah, Alex Sandro; Mandzukic, Higuain

Pescara: Bizzarri; Zampano, Campagnaro, Zuparic, Crescenzi; Brugman; Memushaj, Cristante, Biraghi, Pettinari; Caprari