Bologna është nikoqir i Juventusit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Vendasit janë në pozitën e 10-të me 24 pikë, ndërsa Zonja e Vjetër zë vendin e shtatë në renditje me 28 pikë.
Ka kohë që diferencat nuk kanë qenë kaq të vogla mes këtyre dy skuadrave.
Te Bologna nga minuta e parë luajnë emra si Gary Medel, Mussa Barrow dhe Marko Arnautovic.
Në anën tjetër Max Allegri ka vendosur të luajë me Matthijs de Ligt, Arthur dhe Alvaro Morata.
Bologna: Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Pellegrini; McKennie, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; Morata, Kean
/Telegrafi/