Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventus – Cremonese

Juventusi do të përballet me Cremonesen në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Allianz”.

Për këtë ndeshjes, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Leonardo Bonuccin, Mattia de Sciglion, Kaoi Jorgen dhe Ihattaren, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Cremonese ka dy mungesa si, Pickel që ka karton të kuq, ndërsa Tsadjout është i lënduar.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Perin; Danilo, Bremer, Gatti; Chiesa, Paredes, Faglioli, Rabiot, Cuadrado; Pogba; Vlahovic.

Cremonese: Carnesecchi; Vásquez, Felix, Chiriches; Ferrari, Benassi, Galdames, Meïté, Quagliata; Lochoshvili, Okereke. /Telegrafi/