Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventus – Cagliari

Juventusi do ta mirëpresë në shtëpi skuadrën e Cagliarit në duelin e xhiros së 19-të në Serie A.

Biankonerët kanë tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit në Serie A, duke u gjendur në pozitën e shtatë me pikë të barabarta me Romën dhe Fiorentinën – nga 31.

Cagliari ndërkohë gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 10 pikë të mbledhura, duke regjistruar vetëm një fitore në 18 xhirot paraprake në Serie A këtë edicion.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Juventus XI: Szczesny, Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro, Bentancur, Arthur, Rabiot, Bernardeschi, Kean, Morata.

Cagliari XI: Cragno; Zappa, Ceppitelli, Carboni, Lykogiannis; Bellanova, Deiola, Grassi, Dalbert; Pereiro; Joao Pedro.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 në “Allianz Stadium”. /lajmi.net/