Tjetër përballje interesante zhvillohet në xhiron e tretë të kampionatit italian, ndërmjet Juventusit dhe Napolit.
Në dy ndeshjet e para, kampioni ka regjistruar një fitore dhe një barazim, ashtu që ka arkëtuar katër pikë.
Partenopei e kanë nisur më mirë edicionin e ri në Serie A, pasi nga dy ndeshje të luajtura, kanë arritur dy fitore.
Dikur bashkëlojtarë te Milani, sot trajnerë te skuadrat kundërshtare, Andrea Pirlo dhe Gennaro Gattuso, do t’i vënë në lojë taktikat e tyre.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Chiellini, Bonucci, Danilo; Arthur, Bentacur, Cuadrado, Kulusevski; Ramsey, Ronaldo, Dybala.
Formacioni startues i Napolit:…
/Telegrafi/