Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve luan për fitore ndaj Bolognas dhe pret gabimin e Milanit apo Napolit

Juventusi është mysafir i Bolognas në Stadio Renato Dell’Ara, ku zhvillohet ndeshja e fundit e sezonit 2020/2021 në Serie A.

Bianconerët janë në kërkim të një vendi në top-katërshe, prandaj duhet të regjistrojnë fitore dhe të presin gabimin e skuadrave rivale (Milan dhe Napoli).

Trajnerët Sinisa Mihajlovic dhe Andrea Pirlo i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Tomiyasu, Medel, Soumaoro, De Silvestri; Schouten, Svanberg; Skov Olsen, Vignato, Barrow; Palacio.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Danilo, Rabiot; Chiesa, Dybala, Kulusevski; Morata.

/Telegrafi/