Telegrafi

Formacionet zyrtare: Italia dhe Portugalia zhvillojnë ndeshjen vendimtare

Italia është nikoqir i Portugalisë për ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga tri ndeshje të zhvilluara, Azzurrët kanë arritur një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe me katër pikë të arkëtuara mbajnë vendin e dytë në grup.

Portugalia i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe i ka regjistruar dy fitore, ashtu që mban kreun e grupit me gjashtë pikë.

Në përballjen e parë, portugezët fituan ndaj italianëve me një gol të shënuar nga Andre Silva.

Trajnerët Roberto Mancini dhe Fernando Santos i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje vendimtare për kreun e grupit.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma, Chiellini, Biraghi, Verratti, Jorginho, Insigne, Chiesa, Florenzi, Immobile, Barella, Bonucci.

Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio, Joao Cancelo, Ruben Dias, Fonte, Bruma, Bernardo Silva, William Carvalho, Ruben Neves, Mario Rui, Pizzi, Andre Silva.

(Foto: Uefa.com)

Polonia është skuadra tjetër e këtij grupi, e cila nga tri ndeshje të zhvilluara ka marrë vetëm një pikë, nga një barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/