Telegrafi

Formacionet zyrtare: Interi luan për një vend në Ligën e Kampionëve, Empoli për mbijetesë

Interi dhe Empoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19 në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:30.

Ekipi i Luciano Spallettit vjen nga një formë jo e mirë me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, por synon tri pikët pasi çdo rezultat tjetër mund t’i lë jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.

Në anën tjetër, mysafirët e Empolit janë në formë të lartë me tri fitore radhazi dhe do të synojnë befasinë te Interi, pasi një humbje do t’i dërgonte në Serie B.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Empoli: Dragowski; Maietta, Silvestre, Dell’Orco; Di Lorenzo, Acquah, Bennacer, Traore, Pajac; Caputo, Farias

/Telegrafi/