Telegrafi

Formacionet zyrtare: Interi dhe Napoli në derbin e kësaj xhiroje

Në Giuseppe Meazza zhvillohet kryendeshja e xhiros së 16-të në Serie A ndërmjet Interit dhe Napolit.

Nerazzurrët kanë arkëtuar 30 pikë deri më tani në kampionatin italian dhe qëndrojnë në vend të pestë në renditjen tabelare.

Partenopei janë liderë në tabelë me 41 pikë nga 13 fitore dhe dy barazime, ndërsa ende nuk e kanë humbur asnjë ndeshje.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet strategëve Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti, të cilët i kanë zgjedhur lojtarët që do ta nisin takimin nga fillimi.


Formacioni startues i Interit: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lukaku.

Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Minjae, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.


/Telegrafi/