Telegrafi

Formacionet zyrtare, Inter-Udinese: Brozovic kthehet pas pesë muajsh në formacion  

Interi pret Udinesen në ‘Guiseppe Meaza’ në kuadër të jetë javës së 23-të të Serie A.

Marcelo Brozovic kthehet në formacion te Interi pas pesë muajsh, duke mbështetur dy sulmuesit, Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko.

Handanovic është në portë, ndërsa atmosfera është e tensionuar në kampin e Nerazzurrëve pas ngërçit zhgënjyes me Sampdorian.

Simone Inzaghi po përgatitet është për Porton, kështu që ka bërë rotacion, duke pushuar emra si Lautaro Martinez, Andre Onana, Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar.

Te Udinese, Roberto Pereyra është rikuperuar plotësisht, megjithëse Gerard Deulofeu dhe Ilija Nestorovski janë ende jashtë fushës.

Nënshkrimi i janarit, Florian Thauvin, do ta ketë startin e tij të parë në Serie A.


Inter: Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lukaku

Udinese: Silvestri; Becao, Bijol, Ebosse; Ehizibue, Pereyra, Ëalace, Lovric, Udogie; Thauvin; Beto.


/Telegrafi/