Interi kthehet të luajë pas disa vitesh në Ligën e Kampionëve, ku ndeshjen hapëse do ta ketë përballë Tottenahmin.
Në ‘Guiseppe Meaza’ pritet një atmosferë e zjarrtë edhe pse zikaltërit e kanë nisur shumë keq sezonin në Serie A.
Luciano Spalletti ka vendosur që në mbrojtje të startojë me tre.
Mesfusha vjen me Vecinon dhe Brozovicin.
Në sulm do të jetë Mauro Icardi që do ta ketë paraqitjen e tij të patë në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër edhe pse me shumë mungesa, trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, ka vendosur një skuadër të fortë në fushë.
Nga minuta e parë do të luajnë yje si Kane, Dier e Dembele.
Ndeshja fillon në ora 18:55. /Telegrafi/
Inter: Handanovic, De Vrij, Vecino, Icardi, Nainggolan, Politano, Asamoah, Miranda, Škriniar, Perišić, Brozović
Tottenham: Vorm, Aurier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Eriksen, Lamela, Son, Kane.