Telegrafi

Formacionet zyrtare: Inter-Sassuolo

Inter do të zhvillojë sot ndeshjen e xhiros së 36 të Serie A.

Nerazurrët do të takohen me skuadrën e Sassuolos, e cila tashmë ka siguruar mbijetesën në ligën elitare italiane.

Në anën tjetër, Interi ende ka gjasa për garat evropiane të Ligës së Evropës pasi që është katër pikë larg vendit të gjashtë, ku gjendet rivali lokal Milani, transmeton Telegrafi.

Zikaltërit në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar katër humbje dhe kanë barazuar një herë ndërsa kundërshtari ka bilanc pak më të mirë me dy fitore dhe tre barazime.

Theksojmë se Interi gjatë kësaj jave ka shkarkuar trajnerin Stefano Pioli, i cili kishte marrë drejtimin e skuadrës në nëntor të vitit të kaluar.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Andreolli, Murillo, Nagatomo; Brozovic, Gagliardini, Joao Mario; Candreva, Icardi, Perisic.

Sassuolo:  Consigli; Lirola, Letschert, Acerbi, Peluso; Sensi, Missiroli, Biondini; Berardi, Iemmello, Politano. /Telegrafi/