Dy skuadrat e mëdha italiane kanë publikuar formacionet zyrtare, ku mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është titullar.
Interi e pret në “Giussepe Meazza” skuadrën e Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Stefano Piolit janë në një formë të tmerrshme, pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe dëshirojnë të kthehet pikërisht në derbi ndaj Napolit.
Në anën tjetër, napolitanët e ndjejnë afërsinë nga Lazio dhe nuk duan të rrezikojnë pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve, për atë duan rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. /Telegrafi/
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Medel, Murillo, Nagatomo; Gagliardini, Brozovic; Candreva, J.Mario, Eder; Icardi.
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Zielinksi, Diawara, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.