Telegrafi

Formacionet zyrtare: Inter – Lazio: Derbi i javës, luftohet për kreun

Interi do të tentojë të kthehet në vendin e parë në Serie A, duke kërkuar fitore ndaj Lazios.

Djelmoshat e Antonio Contes e kanë nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri, duke marr katër fitore nga po aq ndeshje.

Por fitorja e djeshme e Juventusit ndaj Brescias i ka zbritur në pozitën e dytë.

Ndaj Lazios që kanë shtatë pikë, do të mundohen ta kthejnë pozitën e patë.

Të dy trajnerët nga minuta e parë i kanë futur lojtarët më të përgatitur për këtë duel që është derbi i kësaj jave.

Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/


Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Vecino, Biraghi; Politano, Lukaku.

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Lazzari, Milinkovic-Savic, Parolo, Luis Alberto, Jony; Correa, Caicedo.