Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Gjiganti italian dhe skuadra izraelite do të ndeshet në mes vetë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Interi dhe Hapoel Beer Sheva gjenden në grupin K, teksa pjesë e këtij grupi janë edhe Southampton dhe Sparta Prague.
Trajneri i Interit, Frank De Boer ka vendosur të hyjë në këtë ndeshje me disa ndryshe, pasi shumë nga futbollistët kryesor i ka lënë jashtë listës së UEFA-s.
Vlen të theksohet se ndeshje në mes këtyre dy skuadrave është e para në histori të tyre që ndeshet në me vete. /Telegrafi/
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Murillo, Nagatomo; Medel, Melo, Brozovic; Biabiany, Palacio, Eder
Hapoel Beer Sheva: Goresh; B Bitton, Miguel Vitor, Tzedek, Taha, Korhut; Hoban, Ogu, Nwakaeme; Buzaglo, Lucio Maranhao