Inter do të mundohet të jetë në hap me Napolin dhe Juventusin, të cilët në gjashtë ndeshje nuk kanë asnjë humbje dhe barazim në xhirot e para të Serie A.
Nerazurrët do të jenë nikoqir të skuadrës së papërshtatshme të Genoas në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 15:00 në Giuseppe Meazza.
Tashmë trajnerët e te dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet startuese.
Theksojmë se zikalërit gjenden në pozitën e tretë të renditjes tabelore ndërsa, xhenovezët kanë startuar dobët dhe gjenden në vendin e 17.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Dalbert; Valero, Brozovic, Vecino; Candreva, Icardi, Perisic.
Genoa: Perin; Biraschi, Rossettini, Zukanovic; Rosi, Veloso, Omeonga, Laxalt; Cofie, Taarabt; Pellegri