Telegrafi

Formacionet zyrtare: Inter – Crotone, Nerazzurrët kërkojnë t’i kthehen fitores pas shtatë ndeshjeve

Interi dhe Crotone kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në kampionatin italian.

Nerazzurrët është nikoqir i Crotones në takimin vlefshëm për javën e 23-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk di për fitore që shtatë ndeshje dhe pret t’i kthehet gëzimeve në këtë takim në shtëpi.

Në anën tjetër, Crotone ka ngritur formën në dy ndeshjet e fundit me një barazim dhe një fitore dhe pret të vazhdojë këtë seri pozitive.

Te Interi luan formacioni më i mirë i mundshëm me vetëm Mauro Icardin që mungon shkaku i lëndimit, ndërsa Crotone luan me më të mirët.

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Dalbert; Vecino, B.Valero; Brozovic, Candreva, Perisic; Eder. 

CrotoneCordaz; Faraoni, Ceccherini, Capuano, Martella; Barberis, Mandragora, Benali; Ricci, Trotta, Nalini

/Telegrafi/