Telegrafi

Formacionet zyrtare: Inter – Bayer Leverkusen

Interi dhe Bayer Leverkuseni i kanë publikuar formacionet zyrtare për çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të luhet në stadiumin neutral “Merkur Spiel Arena” të Dusseldorfit.

Për këtë takim, Antonio Conte nuk do të mund të llogarisë vetëm në Mattias Veciono që është i lënduar.

Në anën tjetër, Leverkuseni do të jetë pa lojtarë si, Paulinho që është po ashtu i lënduar, Nadiem Amiri që u infektua me coronavirus dhe Araguniz që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Interit: Handanović; Godín, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozović, Gagliardini, Young; Lautaro, Lukaku.

Formacioni startues i Bayer Leverkusenit: Hrádecký; L.Bender, S.Bender, Tapsoba, Sinkgraven; Baumgartlinger, Palacios; Havertz, Demirbay, Diaby, Volland. /Telegrafi/