Telegrafi

Formacionet zyrtare, Holandë – Norvegji: Ndeshja që vendos vendin e parë në grup

Holanda do të jetë nikoqire e Norvegjisë në kuadër të ndeshjes së fundit në grupin G.

Tulipanët janë të parët në grup me 20 pikë, por pas tyre janë Turqia dhe Norvegjia që kanë nga 18-të.

Një humbje do të mund ta linte Holandën jashtë Kampionatit Botëror dhe park këtë është përgatitur mirë.

Vaan Gaal ka vendosur të luajë me emra si Depay e Bergwijn në sulm.

Në anën tjetër Norvegjia vuan mungesën e Erling Haaland, ndërsa nga minuta e parë është Martin Oddegard.


Holanda: Cillessen, Dumfries, De Ligt, Van Dijk, Blind, Wijnaldum, F.D. Jong, Klaassen, Bergwijn, Depay, Danjuma.

Norvegjia: Nyland, Melling, Olsen, Stranberg, Pedersen, Odegaard, Thorsby, Normann, Solbakken, Sorloth, Elyounoussi.


/Telegrafi/