Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Holanda dhe Çekia kërkojnë kalimin në çerekfinale, aty ku i pret Danimarka

Holanda dhe Republika Çeke do të takohen në kuadër të 1/8 së finale së Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Për këtë sfidë, Tulipanët nuk mund të llogarisin në Luuk de Jong, që është i lënduar.

Në anën tjetër, Çekët do të jenë pa Jan Boril, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Skuadra që e fiton këtë përballje, do të takohet në çerekfinale me Danimarkën që eliminoi Uellsin me rezultat 4-0.

Formacioni startues i Holandës: Stekelenburg, De Ligt, De Vrij, Wijnaldum, Depay, Van Aanholt, De Roon, Blind, Malen, De Jong, Dumfries.

Formacioni startues i Çekisë: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Coufal, Kalas, Barak, Holes, Schick, Masopust, Sevcik, Soucek. /Telegrafi/

Foto: uefa.com
Exit mobile version