Telegrafi

Formacionet zyrtare: Hoffenheimi dhe Liverpooli kërkojnë një vend në Ligën e Kampionëve

Liverpooli është mysafir i Hoffenheimit për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Redsat zunë vendin e katërt në tabelën e Ligës Premier në sezonin e kaluar, ndërsa edhe Hoffenheimi ishte në të njëjtën pozitë në Bundesliga.

Për këtë arsye, dy skuadrat konkurrojnë njëra-tjetrën për një vend në grupet e garës më të madhe evropiane për klube.

Trajnerët Julian Nagelsmann dhe Jurgen Klopp i kanë nxjerrë në fushë ekipet, të cilave u besojnë më shumë për aplikimin e taktikave të tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Hoffenheimit: Baumann; Kaderabek, Hubner, Bicakcic, Rupp; Vogt; Gnabry, Demirbay, Zuber; Kramaric, Wagner.

Formacioni startues i Liverpoolit: Mignolet; Alexander-Arnold, Lovren, Matip, Moreno; Henderson, Can, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino.

/Telegrafi/