Arsenali është nikoqir i Sportingut në Emirates Stadium për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave i zhvilluar në Lisbonë u mbyll me rezultat të barabartë (2-2), ashtu që gjithçka është e hapur.
Trajnerët Mikel Arteta dhe Ruben Amorim kanë bërë përzgjedhjen e futbollistëve që do të angazhohen nga minuta e parë.
Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Jorginho, Xhaka, Fabio Vieira; Nelson, Gabriel Jesus, Martinelli.
Formacioni startues i Sportingut: Adan; St. Juste, Inacio, Diomande; Esgaio, Ugarte, Pedro Gonçalves, Matheus Reis; Edwards, Paulinho, Trincao.
/Telegrafi/