Gjilani e pret sot Liepajan në kuadër të ndeshjes së parë të fazës eliminatore të Ligës së Konferencës.
Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur të luajë me formacionin 4-2-3-1, duke i dhënë hapësirë edhe disa nga blerjet e fundit.
Në portë do të jetë Enea Koliçi, ndërsa në mbrojtje janë Beqja, Prekazi, Krivanjeva dhe Hoxha.
Në mesfushë Albert Dabiqaj së bashku me Ketia Aziz, ndërsa më i avancuar është Elton Cale.
Sulmi përbëhet nga Shend Kelmendi, Baton Zabërxha dhe Blerim Krasniqi.
Në anën tjetër te mysafirët nga minuta e parë luan ish futbollisti i Prishtinës, Gauthier Mankenda.
Gjilani: Koliç, Beqja, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Dabiqaj, Keita Aziz, Zabërxha, Elton Cale, Kelmendi, Krasniqi.
Liepaja: Zviedris, Svanjieks, Hreujic, Rodriguez, Radovic, Tarasovs, Kapun, Strumia, Dos Santos, Mankenda, Dodo.
/Telegrafi/