Telegrafi

Formacionet zyrtare, Genoa – Inter: Zikaltërit kërkojnë këndelljen, kthehet Icardi nga minuta e parë

Interi do të kërkojë që të kthehet te fitorja në përballje me Genona që po ashtu kërkon këndelljen.

Interi humbi në shtëpi ndaj Lazios, ndërsa Genoa pësoi nga Udinese, edhe pse një xhiro më parë e kishte mposhtur Juventusin.

Ndeshja pritet të jetë interesante pasi kundërshtarët e Interit po afrohen në renditje me Lazion dhe Atalantan që duken kërcënues real për një vend në Ligën e Kampionëve.

Interit është i treti në renditje, ndërsa Genoa në vendin e 11-të.

Ndeshja fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/   


Genoa: Radu; Pedro Pereira, Romero, Zukanovic, Pezzella; Lerager, Radovanovic, Rolón; Sturaro; Kouame, Sanabria.

Inter:  D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi