Telegrafi

Formacionet zyrtare, Francë – Poloni: Deschamps bën dy ndryshime në përbërje

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Polonisë kanë publikuar formacionet zyrtare para duelit që do të nis me fillim nga ora 18:00.

Këto dy ekipe kombëtare do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të Grupit D të Euro 2024.

“Gjelat” do të synojnë fitoren për të siguruar kualifikimin nga dy pozitat e para të grupit, ndërsa Polonia do vihet në kërkim të pikëve të para në këtë garë.

Lajm i mirë për francezët është rikthimi i Kylian Mbappes në formacionin startues duke zwnw vendin e Antoine Griezmann, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Holandës mungoi për arsye se nuk ishte i gatshëm pas thyerjes së hundës ndaj Austrisë.

Nga minuta e parë po ashtu në këtë ndeshje Deschamps ka inkuadruar Bradley Barcolan duke lënë në bankë Marcus Thuram.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Mbappe, Barcola.

Polonia: Skorupski; Kiwior; Dawidowicz, Bednarek; Zalweski, Szymanski, Zielinski, Moder, Frankowski; Urbanski, Lewandowski./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore