Telegrafi

Formacionet zyrtare, Franca udhëton për fitore te Moldavia

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Moldavisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Gjelat janë mysafirë të Moldavisë në ndeshjen e parë të vlefshme të Grupit H për eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Kampionët në fuqi të Botës do të kërkojnë të nisin me fitore këto eliminatore në ndeshjen e cila do të zhvillohet Stadionul Zimbru nga ora 20:45.

Në anën tjetër, kombëtarja pa shumë emër në botën e futbollit ka synon krejtësisht tjetër, të mos turpërohet para tifozëve të vet.

Trajneri Didier Deschamps ka vendosur të startojnë me shumicën e yjeve të tij, ashtu sikurse homologu moldav që do të luajë me më të mirët.

Moldavia: Koselev; Jardan, Posmac, Carp, Reabciuk; Cebotaru, Ionita; Antoniuc, Cociuc, Ginsari; Nicolaescu; 

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Kurzawa; Kante, Pogba; Mbappe, Grizmann, Coman; Giroud; 

/Telegrafi/