Franca është mysafir i Bjellorusisë për ndeshjen e fundit kualifikuese në kuadër të Grupit A.
Les Bleus kanë 20 pikë, një më shumë se Suedia që pozicionohet një vend më poshtë, prandaj duhet që rezultati i tyre ndaj bjellorusëve të jetë i ngjashëm me atë të suedezëve kundër Holandës.
Formacioni zyrtar i Bjellorusisë: Chernik; Matveichik, Yanushkevich, Politevitch, Volodko; Drahun, Korzun; Kovalev, Karnitski, Stasevich; Saroka.
Formacioni zyrtar i Francës: Lloris; Sidibe, Varane, Umtiti, Digne; Coman, Tolisso, Matuidi, Lemar; Griezmann, Giroud.
Ndeshja tjetër e rëndësishme e këtij grupi është ndërmjet Holandës dhe Suedisë. Tulipanët duhet të fitojnë me epërsi prej shumë golash për ta bërë të pamundurën dhe të kualifikohen në ‘Rusia 2018’.
Nga ana tjetër, suedezët mjaftohen me një barazim për të siguruar ‘play-offin’, ndërsa nëse fitojnë dhe Franca barazon, atëherë do ta sigurojnë kualifikimin direkt.
Formacioni startues i Holandës: Cillessen; Tete, Van Dijk, Rekik, Ake; Vilhena, Blind; Robben, Wijnaldum, Babel; Janssen.
Formacioni startues i Suedisë: Olsen; Lustig, Lindelof, Granqivst, Augustinsson; Claesson, Johansson, Larsson, Forsberg; Toivonen, Berg.
/Telegrafi/