Franca dhe Gjermania zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin 1 të Ligës A në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nga dy ndeshjet e mëparshme, Les Bleus kanë arritur një fitore dhe një barazim dhe e kryesojnë grupin me katër pikë.
Die Mannschaft kanë një barazim dhe një humbje, dhe me një pikë të arkëtuar pozicionohen në fund të grupit.
Duke qenë dy skuadra të mëdha evropiane, natyrisht se përballja mes tyre tërheq vëmendje të madhe edhe te futbolldashësit.
Nga ana tjetër, do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Didier Deschamps dhe Joachim Low.
Ready. #FRAGER#FiersdetreBleus pic.twitter.com/ZHvrSDyXcS
— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) October 16, 2018
Formacioni startues i Francës: Lloris, Pavard, Kimpembe, Varane, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi, Lucas.
Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Kehrer, Ginter, Hummels, Gnabry, Kroos, Werner, N. Schulz, Sule, Kimmich, Sane.
Unsere Startelf 🇫🇷🇩🇪: 1 Neuer (C) – 2 Kehrer, 4 Ginter, 5 Hummels, 6 Gnabry, 8 Kroos, 9 Werner, 14 Schulz, 15 Süle, 18 Kimmich, 19 Sané. #DieMannschaft #FRAGER pic.twitter.com/DlaPGUGq6V
— DFB-Team (@DFB_Team) October 16, 2018
Holanda është skuadra tjetër në këtë grup që ka regjistruar një fitore dhe një humbje. /Telegrafi/