Telegrafi

Formacionet zyrtare: Fitorja është objektiv i Interit ndaj Spezias

Interi është nikoqir i Spezias në Giuseppe Meazza për ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.

Nerazzurrët janë të tretët në renditje me 31 pikë, katër më pak se lideri Napoli.

Spezia ka arkëtuar 11 pikë në 14 javët e para dhe qëndron në vend të 17-të në renditje.

Trajenrët Simone Inzaghi dhe Thiago Motta i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues të këtij takimi.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, D’Ambrosio, Dimarco; Dumfries, Gagliardini, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Correa.

Formacioni startues i Spezias: Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou, S Bastoni; Kovalenko, Sala, Maggiore; Antiste, Nzola, Gyasi.

/Telegrafi/