Juventusi është mysafir i Sassuolos në tadio Mapei – Citta del Tricolore, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së 36-të në Serie A.
Bianconerët janë në vend të pestë në renditje me tri pikë më pak se Milani dhe fitorja është e domosdoshme për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Sassuolo ka dy pikë më pak se Roma që ndodhet në zonën e Ligës së Evropës dhe dëshiron të përfshihet në këtë pjesë të tabelës.
Trajnerët Roberto De Zerbi dhe Andrea Pirlo do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë përballje.
Formacioni startues i Sassuolos: Consigli; Toljan, Marlon, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Berardi, Traore, Boga; Raspadori.
Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Kulusevski, Arthur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Ronaldo.
/Telegrafi/