Telegrafi

Formacionet zyrtare: Fitorja ‘detyrim’ për Chelsean ndaj Fulhamit

Në Craven Cottage zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e shtatë në Ligën Premier ndërmjet Fulhamit dhe Chelseat.

Blutë nuk janë në një situatë të mirë, pasi pozicionohen në vend të dhjetë në renditjen tabelare me 25 pikë të arkëtuara nga 17 xhiro të zhvilluara.

Fulhami është në pozitë më të mirë se ekipi kundërshtar duke mbajtur vendin e shtatë me 28 pikë të grumbulluara.

Përzgjedhja e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë është bërë nga trajnerët Marco Silva dhe Graham Potter.


Formacioni startues i Fulhamit: Leno; Tete, Ream, Adarabioyo, Robinson; Reed, Palhinha; De Cordova-Reid, Andreas Pereira, Willian; Carlos Vinicius.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Koulibaly, Chalobah, Thiago Silva, Hall; Kovacic, Zakaria, Mount, Havertz; Joao Felix.


/Telegrafi/