Telegrafi

Formacionet zyrtare, Fiorentina – Roma

Roma padyshim që është ndër pretendentët për titull të kampionit në Serie A.

‘Giallorosët’ janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë ku kanë shënuar tri fitore radhazi në kampionat.

Por sot skuadrën e Eusebio Di Francescos e pret një duel i vështirë me Fiorentinën në ‘Artemio Franchi’.

Tanimë janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që pritet të fillojë nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Fiorentina: Sportiello, Pezzella, Astori, Gaspar, Biraghi, Badelj, Veretout, Benassi, Gil Dias, Chiesa, Simeone.

Roma: Alisson, Florenzi, Fazio, Jesus, Kolarov, Pellegrini, Gonalons, Nainggolan, El Shaarawy, Gerson, Dzeko. /Telegrafi/