Fiorentina dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e javës së 36-të në stadiumin Artemio Franchi të Firences.
Dy skuadrat janë në garë për një vend në garat evropiane (Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencës).
Giallorossët kanë 59 pikë dhe ndodhen në vend të gjashtë (që cen në Ligën e Evropës), derisa Viola ka tri pikë më pak dhe mban vendin e tetë dhe ka për synim ngritjen në tabelë. (Pozita e shtatë, ku ndodhet Atalanta, dërgon në Ligën e Konferencës).
Trajnerët Vincenzo Italiano dhe Jose Mourinho i kanë bërë përgatitjet e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Fiorentinas: Terracciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Duncan; Nico Gonzalez, Cabral, Ikone.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Cristante, Sergio Oliveira, Zalewski; Pellegrini, Abraham.
/Telegrafi/