Telegrafi

Formacionet zyrtare: Feronikeli – Slovan Bratislava

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Feronikeli – Slovan Bratislava që starton nga ora 18:00.

Zekirija Ramadani ka vendosur ti bëjë disa ndryshime në përbërje për dallim nga dueli i kaluar, derisa i mbetet besnik sistemit 4-2-3-1.

Besmir Bojku dhe Jean Carioca e kanë nisur nga minuta e parë ndeshjen.

Kastriot Rexha, Mendurim Hoti dhe Astrit Fazliu do të luajnë në fazën e avancuar me brazilianin.

Mbrojtja nuk ndryshon, ajo e zakonshmja, ndërsa në portë, Florjan Smakiqi. /Telegrafi/