Fenerbahce dhe Manchester United tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Gjiganti turk dhe ai anglez do të luajnë mes vetë në kuadër të Ligës së Evropës me fillim nga ora 19:00.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për grupin A të Ligës së Evropës dhe është ndeshja e katërt e grupit.
Të dy trajnerët kanë vendosur të hynë në këtë ndeshje me formacionet më të mira të tyre, duke luajtur me shumë yje në skuadër, por Mourinho ka lënë në bankë Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa Van Persie mungon te turqit. /Telegrafi/
Fenerbahce: Volkan, Sener, Kjaer, Skrtel, Hasan Ali, Mehmet Topal, Josef, Alper, Lens, Volkan Sen, Sow.
Man United: De Gea; Darmian, Blind, Rojo, Shaw; Scheniderlin, Ander Herrera, Pogba; Rashford, Martial, Rooney.