Evertoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafir të Toffes në takimin e vlefshëm për javën e 14-të, takim që zhvillohet në stadiumin Goodison Park nga ora 18:30.
Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme në gjashtë ndeshje pa fitore dhe synon t’i kthehet triumfit në ndeshje ndaj Evertonit ose të marrë së paku një pikë.
🔵 🆚 🔴
𝗠𝗘𝗥𝗦𝗘𝗬𝗦𝗜𝗗𝗘 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 👊😤
🆚 @Everton
🏟 Goodison Park
🏆 @PremierLeague
🕠 Kick-off: 5.30pm (UK)#️⃣ #EVEARS pic.twitter.com/TnjLYccXZY
— Arsenal (@Arsenal) December 19, 2020
Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit është formë të lartë me tri fitore në pesë ndeshjet e fundit apo dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon ta vazhdojnë këtë formë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, duke pasur parasysh se kanë edhe nga disa mungesa.
Everton: Pickford; Holgate, Keane, Mina, Godfrey; Sigurdsson, Davies, Doucoure; Iwobi, Calvert Lewin, Richarlison
Arsenal: Leno; Holding, David Luiz, Tierney; Maitland Niles, Elneny, Ceballos, Saka; Pepe, Nketiah, Willian.
/Telegrafi/