Chelsea do të mundohet të vazhdojë serinë e fitore në Ligën Premier.
Londinezët do të jenë mysafirë të skuadrës në formë të lartë, Everton, e cila në pesë xhirot e fundit nuk di për humbje.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet respektive, ku vërehen disa ndryshime.
Antonio Conte nuk do ta ketë në dispozicion shërbimet e David Luizit dhe Alvaro Moratas.
Leighton Baines dhe Ross barkley nuk do të jenë nën urdhrat e Sam Allardyce.
Theksojmë se Chelsea aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore ndërsa Evertoni renditet si i nënti.
Everton: Pickford, Kenny, Martina, Jagielka, Keane, Gueye, Schneiderlin, Davies, Sigurdsson, Lennon, Lewin.
Chelsea: Courtois, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Moses, Kante, Bakayoko, Alonso, Willian, Hazard, Pedro. /Telegrafi/