Telegrafi

Formacionet zyrtare: Empoli-Milan, mbrojtësi shqiptar luan titullar

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Milani është mysafirë i Empolit në ndeshjen e javës së 14-të të Serie A, ku Vincenzo Montella ka vendosur të bëjë paksa rotacion, ndërsa te vendasit spikat në mbrojtje emri i Frederik Veselit.

Deri në ketë javë, gjiganti milanez është duke treguar formë të lartë, pasi gjendet në vendin e tretë të renditjes dhe dëshiron të qëndroj lartë edhe pas kësaj ndeshje.

Ndërsa, për Empolin është gjithçka ndryshe, pasi këtë sezon nuk po mund të gjejnë lojën e sezonit të kaluar, ku i bënin probleme secilës skuadër.

Empoli: Skorupski; Veseli, Bellusci, A Costa, Pasqual; Krunic, Diousse, Croce; Saponara; Marilungo, Maccarone

Milan: Donnarumma; Abate, Gomez, Romagnoli, De Sciglio; Pasalic, Locatelli, Mati Fernandez; Suso, Lapadula, Bonaventura