Telegrafi

Formacionet zyrtare: Eibar – Real Madrid

Eibari do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në ora 18:30 që zhvillohet në stadiumin ‘Estadio Municipal de Ipurua’.

Eibari do të jetë pa lojtarët si Roberto Correa dhe Ivan Ramis, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Los Blancos nuk do të mund të llogarisin në Marco Asension, Gareth Bale, Luka Jovic, Marcelo, Nacho dhe James Rodriguez, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Eibarit: Dimitrovic, De Blasis, Arbilla, Bigas, Cote, Drellana, Escalante, Diop, Inui, Garcia, Enrich.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Hazard, Benzema, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Mendy. /Telegrafi/