Telegrafi

Formacionet zyrtare, Dundalk – Arsenal: Mustafi nga minuta e parë

Arsenali ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e luan ndaj Dundalk, një përballje prestigji për londinezët pasi e kanë siguruar kualifikimin.

Arsenali ka 15 pikë pas pesë ndeshjeve dhe me vendin e parë ka kaluar në fazën tjetër.

Mikel Arteta për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Shkodran Mustafin në mbrojtje, ndërsa Pepe dhe Nketiah do të jenë në sulm.

Në anën tjetër McMillan do të udhëheq sulmin e Dundalk.

Ndeshja fillon në ora 18:55.


Dundalk: Rogers, Hoare, Cleary, Gnnon, Shields, Flres, Leahy, Duffy, Mcleney, McMillan.

Arsenal: Runarsson, Mari, Mustafi, Chambers, Soares, Elneny, Willock, Niles, Rowe, Nketiah, Pepe.


/Telegrafi/