Dukagjini do të jetë nikoqir i Ulpianës për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 33-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Dukagjini është duke luftuar për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, pasi aktualisht është në vendin e gjashtë me 42 pikë, dy më shumë se vendi që dërgon në barazh, e aty gjendet Drenica.
Në anën tjetër, Ulpiana do të luftojë vetëm sa për të ruajtur nderin, shkaku që tashmë ka rënë në Ligën e Parë.
Formacionet zyrtare
Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Shala, Dallku, Syla, Ahmeti, Shabani, Carioca, Hasanaj, Merlaku, Nikolic.
Ulpiana: Thaqi, Makolli, Musliu, Emini, Avdulli, Shakala, Qerimi, Ahmeti, Iran, Selimi. /Telegrafi/