Telegrafi

Formacionet zyrtare: Dudelange -Shkëndija, tetovarët në sulm

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Dudelange – Shkëndija që starton nga ora 17:55.

Qatip Osmani ka bërë një ndryshim në përbërje nga dueli i kaluar, derisa i mbetet besnik sistemit 4-2-3-1.

Nga minuta e parë luan Besar Ibrahimi.

Kampionët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë të detyruar të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë.

Kujtojmë që duelin e parë e fitoi ekipi nga Luksemburgu me rezultat minimal 2-1. /Telegrafi/