Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Dudelange – Shkëndija që starton nga ora 17:55.
Qatip Osmani ka bërë një ndryshim në përbërje nga dueli i kaluar, derisa i mbetet besnik sistemit 4-2-3-1.
Nga minuta e parë luan Besar Ibrahimi.
Kampionët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë të detyruar të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë.
Kujtojmë që duelin e parë e fitoi ekipi nga Luksemburgu me rezultat minimal 2-1. /Telegrafi/