Drita dhe Besa i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Drita do të kërkojë vetëm tri pikë, duke shpresuar që Ballkani do të dështojë ndaj Llapit që zhvillohet po ashtu sot në Podujevë.
Në anën tjetër, Besa e ka humbur objektivin në këtë edicion dhe në vazhdim e tutje luan sa për të ruajtur nderin.
Formacioni startues i Dritës: Maloku, Ajzeraj, Limani, Cuculi, Blakqori, Namani, Fazliu, Vucaj, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha.
Formacioni startues i Besës: Kolaj, Ajdini, Rajovic, Halili, Maliqi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri. /Telegrafi/