Telegrafi

Formacionet zyrtare: Drita kërkon pikët e plota si mysafir i Drenicës

Foto: Drenica/Facebook/Prsc

Drenica do të jetë nikoqir i Dritës për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drita i kërkon pikët e plota që të vazhdojë të jetë lider në elitën e futbollit kosovar, pasi tashmë ka 36 pikë.

Në anën tjetër, Drenica është në vendin e tetë me 18 sosh, dhe një fitore e mundshme do e largonte nga zona e rrezikut që e dërgon në Ligën e Parë.

Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Elshani, Dumani, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Miftaraj, Murati, Kerim, Zabërgja, Morina.

Formacioni startues i Dritës: Rexhepi, Blakqori, Arago, Gërbeshi, Limani, Namani, Ahmeti, B.Shabani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj. /Telegrafi/