Telegrafi

Formacionet zyrtare: Drenica – Dukagjini

Drenica dhe Dukagjini do të përballen në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 14:00, do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”, me dy skuadrat që synojnë tre pikë.

Drenica është aktualisht në vendin e gjashtë me 35 pikë dhe një fitore do të ishte tejet e mirëpritur për qëndrimin në mesin e tabelës edhe më tej.

Në anën tjetër, Dukagjini gjendet në pozitën e tetë me 30 pikë dhe luftojnë për mbijetesë në ligë.

Formacionet startuese

Drenica: Shala, Thaqi, Jashari, Abazi, Veliqi, Hamiti, Lushtaku, Uka, Gashi, Bejta, Zabergja.

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Syla, Dallku, Hugo, Ahmeti, Carioca, Gashi, Merlaku, Nikolic. /Telegrafi/