Telegrafi

Formacionet zyrtare: Derbi i zjarrtë i Mançesterit, Unitedi kërkon LK-në dhe City lufton për titull

Në Old Trafford zhvillohet një prej derbive më të zjarrta të Mançesterit, ndërmjet dy rivalëve lokalë, Manchester United dhe Manchester City.

Djajtë e Kuq duhet ta fitojnë ndeshjen për të shpresuar që ta fuqizojnë pozitën e tyre në garën për top-katërshe.

Ndërsa Citizens luftojnë për titull dhe çdo lëshim shkon në favor të rivalit të tyre, Liverpool.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Pep Guardiola, të cilët i kanë përgatitur formacionet për këtë përballje.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Darmian, Smalling, Lindelof, Shaw, Fred, Pereira, Pogba, Rashford, Lingard.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Kompany (C), Laporte, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, Silva, Bernardo, Sterling, Aguero.

/Telegrafi/